Manjani: Xhafaj spekuloi me fjalët
e mia, mbrëmë kërkova mbledhje

Manjani: Xhafaj spekuloi me fjalët<br />e mia, mbrëmë kërkova mbledhje
Ministri i Drejtësisë dhe njëherazi negociatori i LSI pë reformën në drejtësi, Ylli Manjani ka deklaruar se kryetari i komisionit të posaçëm parlamentar, Fatmir Xhafaj ka spekuluar me fjalët e tij.

Ai tha se drafti i ardhur mbrëmë ka pasur ndryshime ndaj dhe ai ka kërkuar mbledhjen e komisionit të cilën Xhafaj s'e bëri.

Manjani tha se OPDAT, kishte kërkuar mbledhjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, për shkak se drafti kishte ndryshime në disa pika. Ministri lexoi email–in që i kishte nisur Xhafajt në të cilin thuhej për të mbajtur një mbledhje për të arsyetuar dhe për të rënë dakord dhe jo për ta kundërshuar.

"Emaili i mbrëmshëm ishte i mjaftueshëm për të mbledhur komisionin dhe përgjësia nuk mund të kërkohet tek unë. Ka shumë ndryshime në tekst që janë edhe nga zyra e kryemisnitrit. Kërkesa ime për mbledhjen e komisionit është kërkuar nga unë. Ju kërkoj të gjithëve të mos bëhen spekulime me fjalët e mia. Kam qenë dhe mbetem mbështëtës i reformës në drejtësi dhe i bëj thirrje Xhafës të tërheqë ato që tha. Unë nuk mund të shprehesha as pro as kundër në email, kjo ka qenë përgjigja ime.  Nga teksti i ditës së hënë dhe ai i mbrëmshmi ka pasur ndryshime, prandaj kam kërkuar të mblidhemi", u shpreh Manjani. 

manjani
manjani
(emailet e publikuara nga Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani)

 Redaksia Online
Shqiptarja.com 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të paktën 64 vetë humbin jetën, miliona pa energji elektrikem pasojat nga uragani Helene

Të paktën 64 vetë humbin jetën, miliona pa energji elektrikem pasojat nga uragani Helene