Manjola Camuset Trebicka vjen
  me koncert recital në Tiranë

Manjola Camuset Trebicka vjen<br />  me koncert recital në Tiranë
Manjola Camuset-Trebicka, artiste e njohur që jeton në Paris do të jap një koncert recital, të premten në orën 19.00 në Hollin e Koncerteve në TKOB ne Tiranë.

Manjola Trebicka është e bija e aktorit të madh Roland Trebicka. Ajo i ka nisur studimet në Shqipëri dhe i ka vazhduar ato në Francë ku jeton dhe zhvillon aktivitetin e saj artistik. Ajo jep koncerte në të gjithë Francën e merr pjesë në festivale të ndryshme si ne Ohër me sopranon Inva Mula, e në Chamonix me violinistin Philippe Grafin. Luan në muzikë dhome  në festivale të ndryshme e me kuartetin Gaudi. 
 
Zgjidhet ambasadore e pianove “Pleyel-made in France” e jep recitale me integralen e baladave të Shopenit të cilat i regjistron me Atelier d’Euterpe në 2004. Merr pjesë në përhapjen e muzikës aktuale të kompozitorëve francezë  si Pierre Thilloy e Henri Nafilyan, si dhe ne njohjen e kompozitorëve shqiptarë në Francë. Për gjithë aktivitetin artistik, kulturor e mësimdhënës, nderohet nga Republika Franceze, në Korrik të 2015, me titullin “Chevalier des Palmes Académiques“.
 
manjola trebicka

Tashmë ka një karrierë të suksesshme jo vetëm koncertore, por edhe akademike dhe në korrik të 2015 është dekoruar edhe me urdhër të Legjionit të Nderit. Koncerti Recital pjanistes Manjola Camuset-Trebicka do te këtë  pjesë të përzgjedhura nga kompozitori Louis Moreau Gottschalk.
 
Kompozitori Ameriak Louis Moreau GOTTSCHALK (1829-1869) lindi në Neë Orleans, nga një baba britanik e një nënë kreole. Mik i Shopenit e Berliozit gjatë kohës së qëndrimit në Paris, ai u angazhua në shumë turne në Europë, Kuba, Antile, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kompozimet e tij pëlqeheshin në sallonet e Parisit, ku temës romantike i shtohej edhe ekzotizmi i origjinës dhe turneve të tij. Koncertet e tij, përveç recitaleve, përmblidhnin në skenë me qindra muzikantë e dhjetëra pianistë.
 
“Muzika e tij është mjaft e vështirë nga ana teknike, dhe shpesh “torturuese “nga ana fizike për pianistin që e interpreton. Ajo kërkon një teknike perfekte, një prekje të shpejtë të tastierës, një delikatesë, të lidhura me një vrull, me një entuziazëm për jetën, me një bukuri të ndjeshme, në mënyrë që interpretimi të jetë “perfekt”.
 

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)