TIRANE - Shtatë zyrtarë të shtetit akuzohen se kanë përdorur praktika antiligjore për marrjen e kredisë së butë, duke ju referuar vendimi të Këshillit të Këshillit të Ministrave. Sipas verifikimeve që ka kryer njësia hetimore Task-Forcë, është zbuluar se në listën prej 150 zyrtarë, vetëm 7 praktika marrje kredish rezulton me probleme.
Në këto praktika është përdorur një manovër bankare, ku pasi është miratuar kredia me interes 0-3 për qind, këta zyrtarë megjithëse të pajisur me prona, kanë nxituar që ti ndryshojnë këto kredi të buta në kredi të zakonshme, duke i kthyer në kredi tregtare, që nga bankat jepen me interes të ulët 6 deri në 7 për qind. Mes këtyre zyrtarëve që kanë përdorur këto manovra mësohet se është ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka, kreu i SHISH aktual Visho Ajazi Lika, Oerd Bylykbashin apo Brikena Kasmi, ish-ministri Spiro Ksera dhe zyrtarë të tjerë.
/Shqiptarja.com