Një aksident rrugor më pasojë plagosjen e tre personave është shënuar pasditen e së hënës në qytetin e Kavajës.
Automjeti tip “Volkswagen passat” që drejtohej nga 59-vjeçari ,Gëzim Muça, pas një manovrimi të gabuar ka përfunduar në një kanal.
Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit, bashkëshortja e tij, Hamide Muça, 57 vjeç si dhe shtetasja, Iva Hallulli.
Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Kavajës ku ndodhen nën kujdesin intensiv të bluzave të bardha.
Policia rrugore ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të plota të këtij aksidenti.
/Shqiptarja.com