Mantia me pure patatesh nga zonja Albana

Mantia me pure patatesh

Përbërësit:

  • 500 gr miell
  • 3 vezë
  • 500 ml qumësht
  • 2 lgj gjalpë
  • 4 patate
  • 300 gr mish i grirë
  • 2 qepë
  • 1 tufë majdanoz
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Fillimisht zemë brumin me miell, vezë dhe qumësht. E lëmë brumin të qetësohet dhe ndërkohë vendosim patatet të ziejnë në ujë me kripë. Pasi ziejnë i kthejmë në pure. Mishin e grirë e kalojmë në një tigan së bashku me qepën e grirë imët dhe e kaurdisim mirë derisa mishi të përthithë lëngjet dhe të kokrrizohet. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe majdanoz. Shtojmë dhe purenë e patateve dhe e lemë masën e mbushjes të ftohet.

Hapim një petë të trashë mbi tryezën e punës dhe e ndajmë në katrore. Në mes të çdo katrori vendosim nga një lugë mbushje. I mbledhim dhe i vendosim në një tavë të lyer me pak gjalpë. I vendosim mantiat të piqen në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 30 minuta.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja