TIRANE-Ekspertë të policisë Maqedonase dhe përfaqësues të kishave të këtij shteti, kanë kryej verifikimi në koleksionin e pikturave që policia sekuestroi në shtëpinë e Gjergji Thimos, duke konstatuar se rreth 20 prej këtyre veprave të artit janë grabitur në kohë të ndryshme në kishat dhe manastiret maqedonase. Një konstatim i tillë rëndon akoma dhe më tepër pozicionin e koleksionistit Gjergji Thimo, për të cilin pritet që prokuroria e Tiranës të ngrerë akuzën e “Trafikut ndërkombëtar të veprave të artit”.
Prania e grupit prej 5 ekspertësh dhe punonjësish të policisë Maqedonase është parë ditën e djeshme në ambjentet e Galerisë së Arteve në Tiranë, ku dhe mbahen në ruajtje të gjitha pikturat. Specialistët Maqedonas kanë parë me imtësi të gjitha pikturat dhe ikonat në prani të prokurorit të çështjes dhe disa specialistëve shqiptarë. Gjatë kësaj kohe ata kanë konfirmuar se plot 20 prej veprave të artit janë vejedhur në kishat dhe manastiret e shtetit Maqedonas, duke i trafikuar më tej në shtetin Shqiptar.
Kërkesa
Pas konstatimit të 20 veprave të artit të vjedhura në Maqedoni, pritet që nga ky shtet shumë shpejt të vijë një kërkesë zyrtare për kthimin në vendin e origjinës të ikonave që u sekuestruar në fillim të muajit Tetor në banesën e Gjergji Thimos. “Autoritetet e shtetit fqinj pritet që shumë shpejt ti dërgojnë një kërkesë autoriteteve shqiptare për kthimin e tyre, shoqëruar edhe me dokumentacionin përkatës dhe çertifikatën e origjinës, nëpërmjet të cilave do të faktojnë pretendimin e tyre se ato ikona janë pasuri të Maqedonisë”-thanë burimet pranë prokurorisë së Tiranës. Gjithmonë sipas këtyre burimeve, nëse kërkesa nuk shoqërohet me dokumentacion e rregullt dhe të saktë, nuk do pranohet nga autoritetet Shqiptare që 20 ikonat të cilësuara si vepra arti të shkojnë në Maqedoni.
Tradhtia e Thimos
Personi që ka tradhtuar koleksionistin Gjergji Thimo është vetë i arrestuari Arben Spaho,i cili ishte klient i rregullt i Thimos. Spaho i blinte ikonat tek Gjergji Thimo dhe pasi i restauronte i shiste ato në tregun e vjetër të Krujës dhe atë të Shkodrës, prej nga më pas bliheshin nga turistë të ndryshëm. Kjo ka qënë një skemë e vjetër bashkëpunimi mes Spahos dhe Thimos, pasi ky i fundit dyshohet se blinte pikturat tek grabitësit e kishave në Korçë, Berat dhe në zonën e Maqedonisë. Spaho, ka rrëfyer se i kishte dhënë shtetasit Thimo një shumë prej 20 milion lekë, me qëllim blerjen e disa ikonave. Kjo sepse sipas Spahos, Gjergji ishte një person që shiste vepra arti, të cilat i mbante në një ambjent të mbyllur brenda lokalit të tij, si dhe në banesë.
Shkrimi u publikua sot (24.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com