Maqedoni, 'Aleanca për Shqiptarët'
vendos 6 kushte për qeverinë e re

Maqedoni, 'Aleanca për Shqiptarët'<br />vendos 6 kushte për qeverinë e re
Maqedoni- 'Aleanca për Shqiptarët' mori 3 deputetë në zgjedhjet parlamentare, por kanë 6 kushte për t'u bërë pjesë e qeverisë së re.
 
Arban Balliu, përfaqësuesi i “Aleancës për shqiptarët” thotë se takimi me drejtuesit e BDI-së ka pasur për qëllim përafrimin e qëndrimeve.
 
Janë gjashtë pikët nga të cilët Aleanca nuk heq dorë, domethënë është pika: zyrtarizmi i gjuhës shqipe në tërë territorin e Maqedonisë, ndarja e buxhetit me prerje lokale, momenti që shqiptarët nuk do të eksploatohen më siç janë eksploatuar më parë, përfaqësim i drejtë dhe adekuat i shqiptarëve nëpër institucione, Prokuroria Speciale si kategori kushtetuese, se bashku me formimin e Gjykatës Kushtetuese, lirimi i të gjithë të burgosurve politik, që realisht përgjegjësinë duhet ta mbajnë ata që i burgosën dhe të përgjigjen për gjërat që i kanë bërë.
 
Dhe pika e fundit një prej posteve kryesorë siç janë presidenti, kryeministri apo kryetari i Parlamentit të shtetit
”, tha Arban Balliu nga Aleanca për Shqiptarët.
 
Sipas afateve zgjedhore jo më vonë se 31 dhjetor duhet të mbahet seancë konstituive për të votuar përbërja e re të Kuvendit.
 
Më 9 janar Ivanov duhet që të japë mandatin për të formuar qeveri partisë, e cila ka fituar shumicën e votave.
 
Më 16 shkurt në Kuvend duhet të votohet qeveria e re.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e pjesshme të Himarës, deri në orën 11:00 pjesëmarrja në votime është rreth 4% më shumë nga 14 Maji 2023

Zgjedhjet e pjesshme të Himarës, deri në orën 11:00 pjesëmarrja në votime është rreth 4% më shumë nga 14 Maji 2023