Maqedoni: 7 VIP-at shqiptarë
që bashkëpunonin me UDB-në

Maqedoni: 7 VIP-at shqiptarë<br />që bashkëpunonin me UDB-në
SHKUP - Grupi i parë i spiunëve që publikoi Komisioni për verifikimin e fakteve në Maqedoni, përmban 23 bashkëpunëtorë të UDB-së, prej të cilëve 7 janë shqiptar.

Ata jan Sefedin Haruni, ish-kryetar i Partisë për Prosperitet Demokratik dhe deputet për dy mandate, Mahi Nesimi publicist dhe ish-ambasador i Maqedonisë në Kroaci, Shaban Shehu, ish-ministër në qeverinë e fundit komuniste, Rexhep Zllatku, ish-ministër, Mustafa Spahiu, gazetar në Radio Shkup, Hisen Shaqiri, gazetar në televizionin e Maqedonisë dhe Faredin Miftari, ish-drejtor i burgut të Shkupit.

Ndërsa shtatë spiunët maqedonas janë Vlladimir Millçin (regjisor dhe kryetar i Institutit Shoqëri e Hapur – Soros), Trendafil Ivanovski, ish kryetar i Gjykatës Kushtetuese, Jordanço Devrevski (dekan në Universitetin e Shkupit) , Nikolçe Babovski (kandidat për deputet), Vangel Gagaçev (ish-gjykatës), Kosta Ballabanov, Zoran Jovanovski, Sllobodan Ugrinovski, Milenko Gaber, Gjorgji Percullovski etj.

Krahas emrave të spiunëve, Komisioni në webfaqen e tij, në pajtim me ligjin, ka publikuar edhe dosjen e tyre. Mes të tjerash, në dosjen e shqiptarëve, thuhet se ata kanë spiunuar për aktivitetet e bashkëkombasve të tyre, për njerëzit që kanë patur lidhje me Shqipërinë dhe për ata që kanë punuar për çështjen e Kosovës.

(rg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD te Bashkia e Tiranës, Policia njofton masat dhe rrugët që bllokohen sot! Koha dhe itinerari që duhet të ndjekin shoferët

Protesta e PD te Bashkia e Tiranës, Policia njofton masat dhe rrugët që bllokohen sot! Koha dhe itinerari që duhet të ndjekin shoferët