Maqedoni, Ahmeti: Gjuha shqipe
të përdoret edhe jashtë kufijve

Maqedoni, Ahmeti: Gjuha shqipe<br />të përdoret edhe jashtë kufijve
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti kërkon që gjuha shqipe të përdoret në Maqedoni edhe në komunikimet ndërkombëtare dhe të mos diskriminohet në raport me gjuhën maqedonase.
 
"Sa i përket gjuhës, për shembull, në komunikimin ndërkombëtar, gjuha shqipe është e diskriminuar. Pse gjuha shqipe të mos konsiderohet e barabartë edhe në komunikim ndërkombëtar?
 
Pse gjuha shqipe të jetë e ndaluar jashtë kufijve të Maqedonisë? Këto janë pyetjet të cilat mund të hapen dhe të diskutohet për ta
" deklaroi ai.
 
Por për kërkesën e Ahmetit janë të nevojshme ndryshime kushtetuese, sepse sipas Kushtetutës së Maqedonisë, gjuhë e vetme që mund të përdoret në komunikim ndërkombëtar është ajo maqedonase.
 
Pak javë më parë qeveria maqedonase miratoi projektligjin për zyrtarizimin e gjuhës shqipe, ndërsa priten debate në momentin që do të kalojë në Kuvend, pasi opozita e kundërshton. 


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Nga kamerier në Mykonos, në mikpritës turistësh në Fishtë

Nga kamerier në Mykonos, në mikpritës turistësh në Fishtë