SHKUP - Dekorimi i akademikut Mateja Matevski nga presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ka shkaktuar reagimin e partisë maqedonase, VMRO-Popullore. Kjo parti pyet akademikun Matevski, se përse e ka fshehur për 73 vjet me radhë përkatësinë e tij kombëtare "shqiptare".
"Përse duhej, që një intelektual i njohur në 50 vjet komunizëm dhe në 23 vjet të tjera në demokraci të fshehë ndjenjën dhe përkatësinë e tij kombëtare? Ky veprim vërteton përfundimisht, se diçka nuk është në rregull në shoqërinë maqedonase dhe se duhet të rishqyrtojmë seriozisht të ashtuquajturin ‘maqedonizëm’ dhe tregon se në çfarë pavërtetësie jetojmë. Ne duhet të pranojmë dhe zbatojmë parimet e demokracisë drejt së cilës po synojmë”, thuhet në reagimin e VMRO-Popullore, që transmeton televizioni AlsatM në Maqedoni.
Megjithatë, kjo parti ia uron dekorimin akademikut Mateja Matevski nga presidentja Jahjaga, duke nënvizuar se kjo paraqet një kënaqësi të veçantë për artistët, që krijojnë në Maqedoni.
“Një pranim i tillë nga ana e Matevskit, i cili pas 80 vjetësh fshehje, më në fund mori guximin dhe pranoi publikisht para opinionit maqedonas, është për t’u përshëndetur dhe ne e urojmë për këtë! Kjo është e drejtë themelore e çdo individi, që ndjenjat nacionale t’i shprehë lirshëm”, thuhet në deklaratë.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com