MAQEDONI- Ali Ahmeti u rizgjodh kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim në Kongresin e tretë të partisë. Të gjithë delegatët, 675 gjithsej, votuan për Ahmetin, i cili nuk kishte asnjë kundërshtar për postin e drejtuesit të partisë.

Duke folur para delegatëve, ai tha se nuk do t’i zhgënjejë anëtarët e partisë dhe se do të vazhdojë përpjekjet për ndërtimin e vlerave dhe parimeve. BDI dhe VMRO-DPMNE duket se kanë përfunduar bisedimet për formimin e koalicionit të ri qeveritar, por asgjë nuk kanë bërë publike se cilat poste qeveritare do t’i lihen partisë shqiptare.

Sipas zërave brenda BDI-së, nuk do të ketë shumë ndryshime nga mandati qeveritar 2011-2014, ku partia kishte pesë ministra dhe një zëvendëskryeministër.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)