Të pabazë- kështu ekspertët juridik e vlerësojnë frikën e dy ish zyrtarëve të DSK-së, Goran Grujevskit dhe Nikola Boshkovskit nëse Greqia i ekstradon në Maqedoni. Ish kryetari i supremes, Dane Ilijev, për alsat.mshpjegon se gjatë kërkesës që mos të ekstradohen, për personat e dyshuar duhet të dëshmohet që edhe më parë kanë qenë cak i sulmeve ose kërcënimeve. Kjo sipas tij, nuk vlen për Grujevskin dhe Boshkovskin dhe për këtë shpjegimi i tyre se u kërcënohet jeta është i pa bazë.
Këtë mund ta dëshmojnë nëse pohojnë se duhet të ekstradohen në Siri ose ndonjë vend tjetër ku jeta e të gjithë qytetarëve është në rrezik. Maqedonia nuk ka ligj të tillë dënimi, për shembull, ku parashihen dënime me vdekje e kështu me radhë. Bëhet fjalë për dëshmi të tyre që të bëjnë dramë dhe t’i paraqesin autoritetet e vendit si të tilla që mos të kthehen në shtetin amë – deklaroi Dane Ilijev, ish gjykatës dhe kryetar i supremes.
Iliev duke e ditur gjendjen në gjykatat e vendit, pret që grumbullimi i dokumentacionit të nevojshëm për ektradim të zgjatë deri në një muaj. Ai shton se është e mundur që procedura të zvarritet për shkak të dy proceseve paralele për Grujevskin dhe Boshkovskin para gjykatës së Selanikut. Njëri është për posedimin e pasaportave të falsifikuar, ndërsa për të dytin duhet të ketë vendim për fletarestin e interpolit dhe kërkesën për ekstradim.
Mendoj se do të ishte më racionale, dhe këtë sistemi gjyqësor i Greqisë do ta bëjë, që t’u shqiptojë dënime për përdorim të pasaportave të falsifikuara duke i dëbuar nga shteti grek. Kjo është më efikase dhe më e shpejtë. Procedura tjetër rreth ekstradimit është pak më komplekse dhe kërkon më shumë kohë. Nëse shqiptohet dënimi nga gjykata greke për përdorim të dokumenteve të falsifikuara, atëherë fillimisht duhet ta vuajnë dënimin e më pas të vazhdojë procedura e ekstradimit – theksoi Dane Ilijev, ish gjykatës dhe kryetar i supremes.
Ministri i brendshëm, Oliver Spasovski deklaroi se frika e Grujevskit dhe Boshkovskit për kthim në vendlindje është e palogjikshme dhe se pret që të ketë gjykim korrekt. Spasovski konfirmoi se që të dy kanë pasur logjistikë nga Maqedonia deri sa kanë qenë në arrati, por nuk deshi të zbulojë se kush kanë qenë ndihmësit e tyre. Ish zyrtarët e policisë sekrete para katër ditëve u arrestuan në aeroportin e Selanikut gjatë përpjekjes për t’u arratisur nga Greqia me pasaportë të falsifikuar bullgare. Ndryshe, Grujevski dhe Boshkovski akuzohen në lëndët e PSP-së për përgjim ilegal dhe shkatërrim të pajisjes për përgjim.
Sondazhi i ditës:
Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?
-
Po
26.9%
-
Jo
65.2%
-
Nuk e di
7.9%
Vota total: 2782
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lirohen 11 emigrantë afganë, mbaheshin të lidhur, dhunoheshin me shkop e kërcënoheshin me armë për 50 mijë euro (VIDEO)
26 Korrik, 16:27
-
'Vota ime kundër', Açka me tone të ashpra: Disa opozitarë janë pasuruar, nga shtëpia në Brryl apo Medrese kanë vila nëpër kodra
26 Korrik, 16:21
-
Spaho i kthehet Bashës: Mos na trego përralla, i dorëzove Ramës Kuvendin dhe pushtetin vendor në 2019
26 Korrik, 16:16
-
Reforma Zgjedhore, Basha: Berisha ia shiti zgjedhjet Ramës, në Kuvend do fusin kamikazët e tyre! Pazarin e mbyllin me goditjen e SPAK
26 Korrik, 16:15
-
Plagosën njëri-tjetrin me armë pas konfliktit për pronën, arrestohen tre kushërinjtë në Thumanë
26 Korrik, 16:13
-
Ministri Balla takon të ngarkuarin me Punë të Ambasadës së SHBA: Mirënjohës për programet e asistencës dhe mbështetjen përmes ICITAP e DEA
26 Korrik, 16:03
-
SHBA, emrat e kandidatëve të mundshëm demokrat për nënpresident
26 Korrik, 15:58
-
Paris 2024/ Sot ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike, 7 mijë atletë paradë mbi lumin Sena! Ndodh për herë të parë në histori
26 Korrik, 15:56
-
'Ndryshimi i kodit zgjedhor skandaloz', Shehaj del kundër: Qytetarët duan hapjen e listave! Paratë e korrupsionit pengojnë rotacionin
26 Korrik, 15:52
-
Shkodër/ Garantimi i një sezoni turistik të sigurt! Procedohen penalisht 10 persona
26 Korrik, 15:52
-
‘Gusht i nxehtë’ Pulla paralajmëron: Kujdes me firmosjen e kontratave nën tavolinë! / Sfida e të papritura përgjatë muajit për..
26 Korrik, 15:51
-
1/3 e listës së mbyllur, Etjen Xhafaj ironizon opozitën: Keni 33 vite me kryetarin e paprekshëm, endeni akoma me këtë debat
26 Korrik, 15:49