Ish-ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Maqedonisë, Nikolla Todorov ka qenë në shënjestër të një sulmi me armë zjarri, të enjten në drekë para ndërtesës së ministrisë.

Mediat raportojnë se autori Lupço S. nga një fshat i Velesit qëlloi dy herë me revole ndaj ish-ministrit, por në incident fatmirësisht nuk pati të lënduar.

Autori është kapur menjëherë nga truprojet e Todorov dhe ai ndodhet në një prej stacioneve të policisë në Shkup.

Ministria e Punëve të Brendshme thotë se ende nuk dihen motivet e sulmit.

Todorov po shkonte në ministri për t’i dorëzuar zyrën ministrit të ri të Shëndetësisë, Arben Taravari.

Qeveria e re e Maqedonisë u miratua me 62 vota për, 44 kundër dhe pesë abstenime pas një debati dy ditësh në parlament.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com