SHKUP- Në Maqedoni lulëzon tregu i zi i birësimit të fëmijëve, dhe cmimet për një fëmijë të shëndetshëm variojnë nga 50 mijë në 60 mijë euro. Një organizatë jo fitim prurëse me emrin “Ndërtimojmë të Ardhmen” konfirmon se cmimet janë dyfishuar vitin e fundit, dhe qeveria, për shkak të shtimit të rasteve të korrupsionit- urdhëroi shkrirjen e komsionit të ngarkuar posaqërisht për adoptimet.
Hallkat e ndryshme të zinxhirit kriminal, janë spitalet, komunat dhe përgjegjësit e Ministrisë së Punës dhe Politikave Sociale.
Cdo vit në Maqedoni, është miratuar birësimi i 60- 80 fëmijë, kryesisht jetimë dhe kërkesat janë dhjetëfish më të larta. Periudha e pritjes, për plotësimin e dokumenteve zyrtare, varion nga 3- 6 vjet.
(s.g/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com