Maqedoni,dënohen 4 aktivistë AK:
Diplomacia shqiptare e gjunjëzua
Aleanca Kuq e Zi ka dënuar sot ashpër dënimin e katër shqiptarëve në Maqedoni, të cilët gjykata i ka dënuar më një vit burg nën akuzën për nxitje të urrejtjes rracore dhe prishje të rendit.
TIRANE - Aleanca Kuq e Zi ka dënuar sot më forcë dhe ashpër dënimin e katër bashkëatdhetarëve shqiptarë në Maqedoni, të cilët gjykata i ka dënuar më një vit burg nën akuzën për nxitje të urrejtjes rracore dhe prishje të rendit kushtetues. AK u shpreh se Tirana zyrtare nuk reagoi asnjëherë në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve në trojet e tyre etnike duke shkelur për të qindërtën herë Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
Valon Kurtishi, Rinor Sllova, Petrit Ibrahimi dhe Tonus Papraniku janë katër shqiptarë të cilët vizatuan me rastin e 99-vjetorit, më 28 nëntor 2011 hartën e Shqipërisë etnike në qytetin e Tetovës, të cilëtu shpallën fajtorë dhe tani janë detyruar të fshijnë hartën e Shqipërisë etnike.
Sipas AK-së “për këtë akt katër shqiptarët e Maqedonisë që janë drejtues të degës së AK-së në Maqedoni, për një vit me rradhë u kërcënuan fizikisht dhe verbalisht nga autoritetet policore dhe shërbimet sekrete maqedonase. Katër drejtuesit e Aleancës Kuq e Zi u ndaluan dhe u morën në pyetje gjatë 365 ditëve të fundit më shumë së 50 herë, nuk u lejuan të kalojnë kufirin drejtë Shqipërisë dhe nën presion iu kërkua shumë herë të fshnin hartën e Shqipërisë Etnike, të vizatuar me rastin e 99 vjetorit të festës së pavarësisë së Shqipërisë”.
AK thekson se “në këto 365 ditë autoritetet diplomatike të Tiranës zyrtare nuk reaguan asnjëherë në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve në trojet e tyre etnike duke shkelur për të qindërtën herë Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë që detyron shtetin Shqiptarë të mbrojë interesat e shqiptarëve brenda dhe jashtë kufijve”.
“Aleanca Kuq e Zi shpreh keqardhjen që diplomacia e gjunjëzuar e shtetasit Sali Berisha nuk i doli kurrë për Zot dhe në mbrojtje të bashkombasve tanë në trojet e tyre etnike. Në Shqipërinë veriore shqiptarët kërcënohen për themelim të “Republika Sërbska’s”, në Shqipërinë jugore me qindra shqiptarë nuk lejohen të kalojnë kufirin nga policia tekanjose e Greqisë, në Shipërinë juglindore shqiptarët arrestohen dhe kërcënohen dhe dënohen me burg për vizatimin e hartës së Shqipërisë etnike. Çfarë bën shteti shqiptarë për bashkombasit e tij, vetëm hesht dhe asgjë më shumë”, thuhet në njoftimin për shtyp të AK-së.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
26.9%
-
Pak
60.4%
-
Nuk e di
12.6%
Vota total: 1170
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vettingu/ KPA lë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin e prokurorit të Vlorës Dritan Marku
5 Shkurt, 23:00
-
Beograd/ Ministri i Jashtëm flet me zyrtarin amerikan: Serbia duhet të jetë ndër partnerët kryesorë të SHBA-së në Evropë
5 Shkurt, 22:50
-
Diaspora/ Balla u drejtohet emigrantëve: Regjistrohuni në KQZ, nga sot hiqet edhe pengesa e dokumentit biometrik të skaduar! Deri tani janë 94 mijë të konfirmuar (VIDEO)
5 Shkurt, 22:45
-
Non-grata e Berishës, Flogert Muça: Përtej oqeanit nuk ka lajme të mira! Beloja ndoshta e ka gënjyer, Trump ka hallin e Groenlandës apo Gazës
5 Shkurt, 22:40
-
'Vota e diasporës nuk mund të anulohet', Përparim Çaça: Jemi në mes të dasmës! Nuk mund të zhbëhet
5 Shkurt, 22:30
-
Itali/ Udhëtonin drejt Irlandës si ‘francezë’, arrestohen në aeroportin e Trevizos 3 shqiptarët, mes tyre dhe një vajzë
5 Shkurt, 22:29
-
Tabaku për Primaret në PD: Duhet konkurrencë e shëndetshme brenda partisë! Teza e qeverisë teknike nuk ka rënë
5 Shkurt, 22:06
-
Kushti i Berishës rrezikon votën e diasporës, Lavdrim Krashi: Rregullat e lojës nuk ndryshohen pasi ka nisur loja! Kthupi: PD ishte e bindur se emigrantët nuk do votonin
5 Shkurt, 21:56
-
Itali/ Çmontohen 2 banda të ‘skifterëve’ shqiptarë, 61 të arrestuar! Fitimet i riinvestonin në trafik droge, sekuestrohen 8 mln euro kokainë dhe hashash
5 Shkurt, 21:55
-
Tragjike në Itali/ Helikopteri rrëzohet brenda kështjellës mesjetare, 3 viktima, mes tyre trashëgimtari i një familje të njohur
5 Shkurt, 21:43
-
Santorini shkundet nga tërmeti 5.2 ballë, më i fuqishmi deri tani! Ishulli kthehet në fantazmë, ja çfarë thonë sizmiologët
5 Shkurt, 21:29
-
Darka me kryebashkiakët e samitit 'Pakti i Qyteteve të Lira', Veliaj: Po ndërtojmë copën tonë të Europës në Tiranë
5 Shkurt, 21:18