MAQEDONI-Me kërkesë të Prokurorisë Publike, Ministria e Punëve të Brendshme ka nxjerrë 15 fletë-arreste për personat të cilët ishin pjesë e protestuesve të cilët ushtruan dhunë ndaj, deputetëve dhe gazetarëve në sallën e Parlamentit të Maqedonisë pas zgjedhjes së Talat Xhaferit në krye të Kuvendit.
Pas lëshimit të fletë-arresteve 4 prej tyre janë arrestuar nga policia ndërsa në ndjekje janë edhe 11 të tjerët.
Këto janë urdhrat e parë pas lirimit të 8 personave të ndaluar që nga nata e protestave të dhunshme.
Mbrëmjen e 27 prillit shumica në Kuvendin e Maqedonisë zgjodhi kryetar deputetin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Talat Xhaferin.
Xhaferi u votua nga deputetët e LSDM, Alencës për Shqiptarët dhe Lëvizjes Besa. 67 vota shkuan pro zgjedhjes së tij, ndërsa VMRO-DPMNE nuk kanë marrë pjesë në votim.
Menjëherë pas votimit Xhaferi ka bërë betimin para deputetëve. Por në këtë moment seanca u përfshi nga tensionet. Karrigia e kreut të Kuvendit u mbajt e bllokuar nga deputetët e VMRO-së.
Turma e revoltuar e protestuesve ka hyrë brenda sallës së Kuvendit duke plagosur rreth 102 persona që kanë kërkuar ndihmë mjekësore mes tyre 70 qytetarë, 22 policë dhe 3 deputetë.
Policia ndërhyri me vonesë pasi nuk iu bind urdhrave të Ministrit të Brendshëm Agim Nuhiu , i cili dha dorëheqjen dy ditë pas protestës.
Protestuesit kanë dhunuar disa prej deputetëve të LSDM-së, ndërsa nuk kanë kursyer as liderin e opozitës, Zoran Zaev i cili ka marrë disa plagë në fytyrë pasi është goditur nga protestuesit.
Ndërkohë që pre e dhunës barbare ka rënë edhe kreu i Partisë për Reforma në PDSH, kryetari i Komunës së Strugës, Ziadin Sela.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com