Maqedoni,dorëzohet Ivanov,i jep
mandatin qeverisës Zoran Zaev

Maqedoni,dorëzohet Ivanov,i jep<br />mandatin qeverisës Zoran Zaev
Duket se kriza politike  në Maqedoni po merr rrugëzgjidhje pasi Presidenti Ivanov  i ka dorëzuar mandatin kreut të LSDM Zoran Zaev i cili është në koalicion me partitë shqiptare.

"Pengesat për ndarjen e mandatit për formimin me qeverisë së re janë mënjanuar. Sot po i qasemi përmbushjes së nenit 84 alineja 1 nga Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë për ndarjen e mandatit për formimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Koalicioni i udhëhequr nga LSDM-ja e cila ka shumicën në Kuvendin e RM-së, ka propozuar zotin Zoran Zaev që të jet kandidat të cilit do të ndahet mandati për formimin e Qeverisë së RM-së –  deklaroi Gjorge IVanov, president i shtetit.

Zoran Zaev, u shpreh se pengesat për ndarjen e mandatit janë tejkaluar.

“Edhe njëherë dua të konstatoj para mbarë opinionit se pengesat për ndarjen e mandatit janë mënjanuar. Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi e ka dorëzuar letrën ndërkohë që unë ashtu siç kam premtuar para qytetarëve dhe para presidentit Gjorge Ivanov kanë dorëzuar deklaratë në formë të garancive të cilat sot do t’i ndaj edhe bashkë me qytetarët e Republikës së Maqedonisë, njëlloj siç është dorëzuar në Kabinetin e Presidentit” u shpreh Zaev.

Garancitë e kreut të LSDM-së janë si më poshtë

1- Garantohet karakteri unitar të shtetit, integritetin territorial, pavarësinë dhe multi-etnicitetin e Republikës së Maqedonisë.

2- Garantohet rendi kushtetues dhe tërësinë territoriale  të RM-së.

3- Garantohet mbrojtja e interesave shtetërore

4- Garantohet  procesi i sjelljes së vendimeve për qytetarët e RM-së do të jetë në pajtim me sundimin e së drejtës.

5- Asnjë dokument, platformë, deklaratë apo akt që do të jetë në kundërshtim me pikat e lartë theksuara nuk mund të jetë kusht për formimin dhe funksionimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. 

Dorëzimi i mandatit pason pasi  presidenti Ivanov  u njoftua nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi se është formuar shumica parlamentare.

Kujtojmë se LSDM dhe partitë shqiptare arritën marrëveshje të koalicionit pas zgjedhjeve të dhjetorit.

 Por Presidenti Ivanov paraprakisht refuzonte ta ndajë mandatin dhe kërkonte garanci për ruajtjen e unitaritetit të shtetit dhe respektim të Kushtetutës.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘El Cronista’: Shqipëria, vizitoni plazhet parajsore të destinacionit mesdhetar me kosto të ulët

Media spanjolle ‘El Cronista’: Shqipëria, vizitoni plazhet parajsore të destinacionit mesdhetar me kosto të ulët