MAQEDONI - Projektligji për mediat po kundërshtohet edhe nga opozita. Deputetët e opozitës maqedonase kanë dorëzuar dhjetëra amendamente për të ndryshuar përmbajtjen e draftit, por shumica e tyre janë hedhur poshtë nga pozita.

Sikur kjo mos të mjaftojë, përfaqësuesit e partisë shqiptare në pushtet, BDI-së, kanë qenë të gatshëm të përleshen edhe fizikisht me kundërshtarët e partnerit të tyre të koalicionit, Nikolla Gruevskit.

Pasi kryetari i Komisionit për Transport dhe Postë – Telekomunikacion, Rexhail Ismaili ia dha fjalën ministrit Ivo Ivanovski se pse është pranuar amendamenti, përkundër kundërshtimeve të shumta nuk lejoi të replikojë përfaqësuesin e LSDM-së, Bllagoja Stojanovskin.

Atmosfera është nxehur dhe ata kanë dalë jashtë që të masin forcat fizike. Ndërhyrja e disa kolegëve ka parandaluar rrahjen.

Marrë nga Kosova Albaner
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)