Maqedoni, gazetaret zhvishen për
ndërgjegjësim ndaj kancerit të gjirit

SHKUP- Kanceri i gjirit vazhdon të mbetet një temë shqetësuese për mbarë njerëzimin, pasi ende nuk është gjetur një kurë për sëmundjen. Rritja e numrit të femrave të prekura nga kanceri i gjirit në Maqedoni, ka nxitur gazetarët e këtij shteti që të realizojnë një fushatë ndërgjegjësimi për trajtimin në kohë të sëmundjes.
 
Trembëdhjetë gazetare të njohura në këtë vend janë zhveshur për të pozuar në një fushatë të nisur nga një e përditshme.
 
Siç raporton “Balkan Insight”, gazetaret thonë se fushata nuk ka synim që të jetë provokative, por që të ngrejë një seri çështjesh.
 
Gazeta që ka ndërmarrë fushatën thotë se qëllimi është edhe që të nxirren në pah mungesat e sistemit shëndetësor në Maqedoni, me të cilat përballen femrat.

gazetaret
 
Çdo vit në Maqedoni janë 700 raste të reja me kancer në gji, ndërsa vdekshmëria vjetore është 25 femra për 100 mijë banorë, duke e bërë kancerin e gjirit vrasësin më të madh në vend.
 
Femra më e re që i është nënshtruar operacionit për kancerin në gji në Maqedoni ishte vetëm 19 vjeç.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Mira Murati krijon startupin e saj me Inteligjencë Artificiale! Rekruton emra të njohur nga OpenAI

Mira Murati krijon startupin e saj me Inteligjencë Artificiale! Rekruton emra të njohur nga OpenAI