SHKUP - Ish-kryeministri i Maqedonisë në konfliktin e vitit 2001, Lubço Gjeorgjevski ka pranuar se atëherë ishte koha e duhur, që shqiptarët t’i ngrinin të drejtat e tyre në një nivel më të lartë, por ka pyetur, nëse veprimi që u bë atëherë ishte ai i duhuri.
Lubço Gjeorgjevski ka theksuar dje në debatin e organizuar për Marrëveshjen e Ohrit, transmetuar nga Radio Vati, se Maqedonisë i janë dashur atëherë reforma radikale në Kushtetutën e saj, sepse statusi i shqiptarëve duhej të ripërkufizohej përfundimisht në drejtim të të drejtave të tyre si bashkësi etnike.
“Për këtë ekzistonin tri faktorë; i pari ka të bëjë me trashëgimin e atmosferës nga ish-RSFJ, në të cilën shqiptarët ishin të diskriminuar, i dyti lidhet me ndryshimet demografike, përkatësisht shtimin e numrit të shqiptarëve, ndërsa i treti me ndryshimet që ndodhën në Kosovë, e cila u shndërrua në një subjekt të ri në Ballkan”, ka theksuar Gjeorgjevski.
Ai ka pranuar se atëherë ishte koha e duhur, që shqiptarët të ngrinin të drejtat e tyre në një nivel më të lartë, por ka pa pyetur, nëse veprimi që u bë atëherë ishte ai i duhuri. “A duhej, që të drejtat të kërkohen me gjakderdhje”, ka pyetur Gjeorgjevski.
Ai ka vlerësuar se në debatin e djeshëm të gjithë argumentet ishin në anën e palës shqiptare, përveç argumentit të ngritur më lart, nëse ndryshimet duhej të bëheshin me luftë dhe gjakderdhje.
Ish-kryeministri Gjeorgjevski ka vlerësuar se BDI, si bartëse e UÇK-së ka realizuar një transformim të suksesshëm nga një formacion gjysmë ushtarak në një strukturë politike.
“Unë, sinqerisht, kisha paragjykime se kjo mund të ndodhë ndonjëherë, por ja që ndodhi”, u shpreh Gjeorgjevski.
Zv/kryeministri përgjegjës për implementimin e Marrëveshje së Ohrit, Musa Xhaferi në fjalën e tij ndërkaq ka theksuar se Marrëveshja e Ohrit solli paqen në këto 12 vite dhe krijoi hapësira të reja për të gjitha komunitetet, të cilat më parë ishin të margjinalizuara.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com