SHKUP - I mandatuari për formimin e qeverisë së re në Maqedoni, Nikolla Gruevski ka dorëzuar në Kuvendin e Maqedonisë përbërjen e kabinetit qeveritar. Kryetari i Kuvendit ka caktuar seancë më 19 qershor për të shqyrtuar dhe votuar qeverinë e re.
Kryeministër do të mbetet Nikolla Gruevski, ndërsa nuk ka ndryshime edhe në mesin e 4 zv/kryeministrave. Zv/kryeministër për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit mbetet Musa Xhaferi, për euro-integrime Fatmir Besimi, zv/kryeministër dhe ministër i financave sërish do të jetë Zoran Stavrevski, dhe zv/kryeministër për çështje ekonomike Vlladimir Peshevski. Disa ndryshime do të ketë në postet ministrore.
Ministrinë e Mbrojtjes do ta udhëheqë ambasadori i deritanishëm në SHBA, Zoran Jolevski, Ministrinë e Drejtësisë Adnan Jashari, Bekim Neziri do të jetë Ministër i Ekonomisë, Nurhan Izairi i ekologjisë, Abdilaqim Ademi ministër i arsimit, Lirim Shabani i pushtetit Lokal dhe Mihail Cvetkov ministër i bujqësisë.
Ministritë e tjera mbetet të pandryshuara. Gordana Jankullovska do të drejtojë Ministrinë e Brendshme edhe për një tjetër mandat, Nikolla Poposki Ministrinë e Jashtme, Nikolla Todorov Shëndetësinë, Mile Janakievski transportin, Elizabeta Kançevska Milevska mbetet në ministrinë e kulturës, Dime Spasov në atë të Punës dhe Politikës Sociale dhe Ivo Ivanovski sërish do të udhëheqë Ministrinë e Shoqërisë Informative. Ministra pa portofol janë propozuar Visar Fida, Vele Samak, Bill Pavlevski, Xheri Naumov, Goran Mickovski, Nexhdet Mustafa dhe Furhan Çako.
Emrat e zv/ministrave, sekretarëve shtetërore dhe drejtorëve të drejtorive publike do të publikohen ditëve në vijim.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com