SHKUP- Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Nikola Gruevski javën e kaluar i ka dërguar një letër kryeministrit të Republikës së Greqisë, Andonis Samaras, në të cilën i propozon mënyrat për tejkalimin e ngecjes në bisedimet për gjetjen e emrit të Maqedonisë, njoftoi sot gazeta "Dnevnik".
Në letrën që ofron shumë më shumë sesa nga takimet e shkurtëra me Papandreun, Gruevski i ofron Samarasit formimin e ekipeve të kryesuara nga ata personalisht, në të cilat do të jenë të përfshirë edhe ministrat e Punëve të Jashtme të dy vendeve dhe ndërmjetësuesi ndërkombëtar Mathew Nimitz.
''Të dy vendet kanë marrëdhënie të shkëlqyera ekonomike dhe njerëzore'', ka shkruar Gruevski dhe ''Maqedonia është e vendosur që këto marrëdhënie t'i mirëmbajë dhe avancojë duke përfshirë këtu edhe realizimin e projekteve të përbashkëta''.
''Që e gjithë kjo të realizohet, nevojitet të tejkalohen edhe dallimet që ka në marrëdhëniet midis dy shteteve'', thekson Gruevski.
''Republika e Maqedonisë e vlerëson angazhimin e Greqisë nga viti 2003 që tërë Ballkani të bëhet pjesë e BE-së, ndërsa në këtë kuptim edhe sot dëshiron që fqinji ynë jugor jo vetëm që ta mbështesë fillimin e negociatave me BE-në, por edhe të jetë partner në këto negociata. Pengesë për këtë është kontesti për emrin ku Greqia ka fuqinë e anëtares së BE-së dhe NATO-s, ndërsa Maqedonia fuqinë e së drejtës ndërkombëtare'', shton ai.
(atsh/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com