MAQEDONI – Hahn: Komitet parlamentar për aferën “Përgjimi”

SHKUP - Afera "Përgjimi" duhet të zgjidhet në kuadër të institucioneve, me pjesëmarrjen e të gjitha partive politike, të formohet një komitet parlamentar dhe organet përgjegjëse të merren me hetimin e rastit, deklaroi për radion "Evropa e lirë", komisioneri i BE-së për Politikat e Fqinjësisë dhe Negocim të Zgjerimit, Johannes Hahn.
Duke komentuar aferën e përgjimeve, Han ka ftuar partitë politike që të publikojnë gjithçka që posedojnë, ndërsa organet kompetente të merren me hetimin e tyre.
"Kështu ndodh në të gjitha shtetet dhe kështu duhet të ndodhë edhe në Maqedoni, një shtet me perspektivë evropiane, por, për këtë duhet që të gjitha partitë të jenë të pranishme në parlament ta zhvillojnë atje dialogun politik", theksoi ai.
"Ne i bëjmë thirrje të gjitha partive që të zgjidhin këtë problem. Ata që i kanë materialet duhet që t'i zbulojnë dhe të gjithëve u kemi sugjeruar që kjo çështje t'u lihet procedurave në përputhje me sundimin e së drejtës dhe të përballen në mënyrë adekuate ashtu siç pritet nga një shtet me perspektivë evropiane", shtoi Hahn, pas takimeve që zhvilloi me drejtuesit e institucioneve dhe liderët e partive politike maqedonase./ATSH/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale