SHKUP- Dhjetra persona të panjohur rreth orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme kanë sulmuar fshatin Llokë të Komunës së Sarajit, dhe kanë shkatërruar disa vetura dhe kamionë.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar. Sipas banorëve sulmi është kryer nga huliganë maqedonas të cilët kanë sharë dhe ofenduar në baza etnike banorët shqiptarë të këtij fshati.

Banorët kanë kërkuar masa urgjente për gjetjen e autorëve të sulmit, dhe kanë paralajmëruar se ata vetë do të organizohen për të mbrojtur pronat e tyre.
 
Edhe kryetari i Komunës së Sarajit Bekim Murati i ka bër thirrje organeve të rendit që të zbardhin sa më shpejtë këtë rast, me çka do të parandalohej përshkallëzimi i mëtejshëm i gjendjes. 

Ndryshe në fshatin Llokë i cili eshte vetem 3 km larg qendres se Shkupit  jetojnë rreth 100 familje, ndërsa incidente si ky i sotmi kanë ndodhur edhe më parë meqe kufizohet me dy lagjet maqedonase Gjorce Petrov dhe Karposh.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)