Incident me një familje shqiptare në Maqedoni natën e votimeve në 13 prill. Sipas mediave në Shkup, huliganët maqedonas kanë dhunuar brutalisht një familje shqiptare , duke plagosur një 80-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Radishan me familjen Zekiri.
Gjithçka ka ndodhur në mbrëmje pas votimeve, kur nga shtabi i partisë në pushtet kishin nisur festimet për fitoren e kandidatit Ivanov. Huliganët kanë hedhur parulla kundër shqiptarëve dhe pas kësaj kanë nisur të sulmojnë anëtarët e familjes Zekiri, madje dhe nënën 80 vjeç. Familjarët thonë se ka patur edhe të shtëna armësh.
Këta të fundit i kanë kërkuar qeverisë të nxjerrë kapë dhe të dënojë autorët e kësaj ngjarje. Pas kësaj raportohet një tjetër incident ku në Bit Pazar një grup prej afro 20 personash që thuhet se janë shqiptarë kane sulmuar një grup adoleshentësh maqedonas./KosovaPress/
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com