Ivanov fitoi në zgjedhjet presidenciale e 27 prillit duke marrë 534.910 vota përballë kandidatit të opozitës, Stevo Pendarovski që mori vetëm 398.077 vota.
Ai do të vazhdojë mandatin e tij të dytë pesëvjeçar në krye të shtetit fqinj. Ivanov është zgjedhur për herë të parë në vitin 2009 si President i Maqedonisë.
Ivanov mandatin e dytë e ka nisur me betimin para deputetëve të përbërjes së re parlamentare.
Në këtë ceremoni ka munguar opozita maqedonase, por edhe partia BDI e cila pavarësisht arritjes së marrëveshjes së koalicionit vijon të mbajë qëndrimin për të mos e njohur legjitimitetin e zgjedhjes së Ivanovit, duke e konsideruar si president i zgjedhur jo me konsensus.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)