Maqedoni,Ivanov mbyll derën,
Ji takon vetëm liderët politik

Maqedoni,Ivanov mbyll derën,<br />Ji takon vetëm liderët politik
Në seancën e 19 pas 18 të dështuarave, deputetët e Kuvendit të Maqedonisë po debatojnë lidhur me heshtjet që kanë çuar vendin në krizë por edhe për një mundësi për daljen nga ngërçi.
 
Ashtu sikurse edhe në 18 seancat e dështuara edhe sot deputetët e  partisë së ish kryeministrit Nikola Gruevski VMRO-DPMNE kanë kërkuar hedhjen poshtë të Platformës së Tiranës dhe zgjedhje të reja të parakohshme parlamentare së bashku me ato lokale, si të vetmet mundësi për të zgjidhur krizën.
 
Ndërsa LSDM ndërkohe kërkon të kalohet për votim çështja e rendit të ditës dhe për të cilën janë thirrur seancat,zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, duke akuzuar VMRO-në për mosrespektim të rregullores së Kuvendit.
 
Ndërkohë presidenti i vendit Gjorgje Ivanov, i cili ka në dorë krijimin e qeverisë së re, këmbëngul se këtë nuk do ta bëjë sa kohë ka pengesa juridike dhe sipas tij pengesa më e madhe është platforma e ashtuquajtur e Tiranës. Në një intervistë për mediat hungareze, ai u shpreh:
 
Shumica është siguruar me shantazh dhe kusht është pranimi i platformës së partive shqiptare të Maqedonisë, e cila është hartuar në zyrën e Kryeministrit të Shqipërisë. Sipas kushtetutës tonë, kjo është sjellje e Maqedonisë në  situatë vartëse dhe në varësi të një shteti tjetër. Si President, unë kam obligimin të mbroj vendin tim, Kushtetutën dhe ligjet, sovranitetin,integritetin territorial dhe pavarësinë e Maqedonisë”.
 

Në kohën kur Ivanov mendon se platforma shqiptare minon pavarësinë e Maqedonisë, kreu i socialdemokratëve Zoran Zaev dhe ai i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, konfirmojnë bashëpunimin për të gjetur një zgjidhje për të dalë nga kriza.
 
Megjithëse të hënën, Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit Hojt Brajan Ji do të vizitojë Shkupin, ku do të mbajë takim vetëm me liderit  e partive politike, duke anashkaluar një takim me Presidentin Ivanov.
 
Mësohet se Ji do të kërkojë nga liderët e partive që të respektojnë rezultatin e zgjedhjeve dhe shumicën parlamentare për të mundësuar formimin e Qeverisë së Re.

Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Caktimi i datës së zgjedhjeve në Kosovë, Kurti nuk i shkon në takim Vjosa Osmanit! Presidentja: Mund ta pyesni atë, supozoj se është në zyrë

Caktimi i datës së zgjedhjeve në Kosovë, Kurti nuk i shkon në takim Vjosa Osmanit! Presidentja: Mund ta pyesni atë, supozoj se është në zyrë