Presidenti i Maqedonisë, Ivanov deklaron se qëllimi i deklaratës së partive shqiptare është të barazojë gjuhën shqipe me atë maqedonase, ndërsa shton se shqiptarët kërkojnë formimin e shtetit të tyre të tretë.
“Deklarata shqiptare do ta prishë Maqedoninë, nga ajo që e njohim deri sot dhe shtetit do t’i jep vetëm dy segmente duke e bërë Maqedoninë shtet etnik dhe fetar të ndryshëm.
Humnera do të thellohet edhe më shumë. Qytetarët dyshojnë në qëllimet e atyre që e kanë përgatitur këtë Deklaratë. Sipas tyre, Maqedonia do të bëhet shteti i tretë shqiptar”, u shpreh Ivanov.
Ivanov ka folur edhe për qasjen e tij ndaj bashkësisë ndërkombëtare, duke theksuar se kanë bërë disa gabime.
Sipas tij, gabimin më të rëndë e ka bërë BE-ja, ndërsa për deklaratat e tij, tha se janë deklarata me interes për shtetin e Maqedonisë.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com