SHKUP - Ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska ka thënë se Maqedonia është në të njëjtin hap me demokracitë botërore duke u angazhuar drejt zvogëlimit të rreziqeve që mund të vijnë nga fenomeni i shkuarjes në Siri.
Jo vetëm Maqedonia, por edhe të gjitha vendet janë në rrezik nga njerëzit që grupohen dhe promovojnë pjesëmarrje në konflikte, sikurse ai në Siri. Sipas Ministres së Brendshme Gordana Jankullovska, Maqedonia është në të njëjtin hap me demokracitë botërore duke u angazhuar drejtë zvogëlimit të rreziqeve që mund të vijnë nga ky fenomen.
“Rreziqet që vijnë nga njerëz të tillë që shkojnë të luftojnë në Siri, apo vende të tjera që janë në krizë, nuk janë rreziqe vetëm për Maqedoninë, por për të gjithë demokracitë në botë. Praktikisht, viteve të fundit nëpër gjithë botën po bëhen përpjekje intensive për një zgjidhje të mundshme, ndaj rasteve kur grupe të caktuara që kanë qenë më herët në Siri apo cilindo vend tjetër, kthehen për të rekrutuar njerëz të tjerë. Të zvogëlohen gjasat për përpjekjet e tyre mbi rekrutimin e njerëzve të tjerë”, tha Gordana Jankullovska, Ministre e Brendshme.
Jankullovska theksoi sërish se Kodi Penal i Maqedonisë i sanksionon të gjithë ata që nxisin, organizojnë dhe promovojnë pjesëmarrje në konflikte dhe aktivitete luftarake në vendet e tjera, përkatësisht, ata shtetas të Maqedonisë që promovojnë aktivitete të tilla.
Ndryshimet e fundit në Kodin Penal erdhën si tendencë për të parandaluar migrimin e shtetasve të Maqedonisë në konfliktet e Sirisë dhe Irakut. Shumë shtete evropiane dhe ballkanike kanë miratuar tashmë ligj më vete që sanksionon pjesëmarrjen në këto luftëra.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com