Maqedoni, këmbëngul Ivanov
DASH: Të formohet qeveria e re

Maqedoni, këmbëngul Ivanov<br />DASH: Të formohet qeveria e re
Presidenti i Maqedonisë, këmbëngul duke mos ia dhënë mandatin Zaevit për formimin e qeverisë së re. Ai ka theksuar sot se do i qëndroj këtij vendimi përderisa nuk largohen pengesat juridike dhe politike.
 
“Përderisa ato pengesa nuk largohen unë nuk mund të marr vendim i cili do të kontestohet. Nëse kontestohet një vendim i tillë, atëherë do të hapet çështja për përgjegjësinë time. Prandaj kërkoj dhe insistoj që pengesa juridike dhe politike të largohen”, tha Ivanov.
 
I pyetur nëse ndjenë përgjegjësi për pasojat e krizës, ai u shpreh se “Unë e respektoj Kushtetutën dhe praktikën e krijuar që nga vitit 1992.
 
Këtë ia kam thënë edhe të gjithë përfaqësuesve të partive kur ishin në konsultime.
 
Duhet të respektohet ajo që është në Kushtetutë dhe afatet e parashikuara në Kushtetutë dhe precedenti i bërë në vitin  1992
”.
 
Ndërsa DASH edhe sot ka bërë thirrje për formimin sa më parë të qeverisë së re.

Ivanov fajëson për krizën politike në Maqedoni platformën shqiptare, që sipas tij, prapa së cilës qëndron Tirana zyrtare.

dy.b/shqiptarja.com


 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Veton Surroi: Akomodimi mendor me presidenten Harris

Veton Surroi: Akomodimi mendor me presidenten Harris