Maqedoni, këngë raciste për
shqiptarët, "leckaxhinjë, kaçakë"

Maqedoni, këngë raciste për<br />shqiptarët,
SHKUP- Një këngë me përmbajtje ofenduese dhe raciste, deri në thirrje për shfarosjen e shqiptarëve po qarkullon nëpër forumet e ndryshme dhe ajo vazhdon të dëgjohet në Maqedoni. Prania e saj është edhe në faqen sociale youtube, dhe ka një dëgjueshmëri të madhe dhe shpeshherë ajo është edhe himni dhe kënga më e kënduar nga tifozët e klubit të futbollit "Teteks" të Tetovës, raporton agjencia e lajmeve Ina. Disa portale maqedonase kanë rikthyer këtë këngë duke e shëndërruar në lajm senzacional se si po dëgjohet ajo.

Agjencia e lajmeve INA në Maqedoni ka përkthyer edhe strofat e saj tmerruese kundër shqiptaëve, ku bëhet thirrje për shfarosjen e shqiptarëve.
Strofa e këngës
Kaçakë, leckaxhinjë, bisha të zeza dykokëshe
Po na nxijnë Maqedoninë
As në tokë, as në qiellë për shqiptarët vend nuk ka
Dënoj Zot
Rrufeja ti vras
Asnjë rrënjë e tyre të mos ngelet

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë kohë më parë është ballafaquar me këngë të kësaj natyre, duke theksuar se po ndërmerren masa për parandalimin e urrejtjes dhe thirrjeve raciste. Janë edhe disa këngë të tjera, që po përhapen kundër shqiptarëve, por edhe refrenët e këngëve të kënduara nëpër tribunat e stadiumeve nga ana e tifozëve maqedonas, së fundi gjatë kampionatit evropian të hendbollit në Serbi.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Media italiane ‘Tag24’: Cilat vende të vizitoni në Shqipëri për pushimet verore 2024

Media italiane ‘Tag24’: Cilat vende të vizitoni në Shqipëri për pushimet verore 2024