SHKUP- Kreshnik Spahiu, kryetar i Alenaca Kuq e Zi shpallet personaliteti i vitit 2011 në Maqedoni. Çmimi është dhënë nga mediat shqiptare pas një sondazhi të zhvilluar për disa javë në opinionin publik.
Sipas tyre viti, 2011, ishte viti i kuqezinjve. Me anë të Aleancës Kuq e Zi, u shpreh përfaqësia e mediave shqiptare, Kreshnik Spahiu ringjalli shpresat e shqiptarëve si dhe po kontribuon për bashkimin e faktorit poltik shqiptar.
(aq/shqiptarja.com)