Maqedoni,Kuvendi votoi ministrat
e Zv.ministrat e rinj të Qeverisë

Maqedoni,Kuvendi votoi ministrat<br />e Zv.ministrat e rinj të Qeverisë
Kuvendi votoi ministrat dhe zëvendës ministrat e rinj të Qeverisë, të propozuar nga BDI. Kundër ishin deputetët e LSDM-së, ndërsa të PDSH-së nuk ishin fare në sallë gjatë votimit. Ministrat e rinj më i riu 26 vjecar, ndërsa më i moshuari 34 vjeçar menjëherë pas votimit bën betimin. 

Kryeministri Emil Dimitriev në fjalimin e tij të shkurtër mes të tjerash tha se ministrat e rinj do të kenë kompetenca të kufizuara, pasi janë pjesë e qeverisë teknike e angazhuar për organizimin e zgjedhjeve.

“Pres që këta persona, ta kryejnë punën me përkushtim maksimal, duke respektuar kushtetutën dhe ligjet dhe të tregojnë sjellje të ndërgjegjshme dhe në interes të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë. Edhe përkundër kompetencave të limituara të qeverisë, pres që këta persona të angazhohen për zbatim të programit dhe projekteve qeveritare dhe të kenë punë të suksesshme dhe produktive në resoret që do ti udhëheqin”, deklaroi Emil Dimitriev, kryeministër.

Rifreskimi i kabinetit qeveritar shkaktoi përplasje të shumta mes deputetëve të shumicës dhe opozitës.

“Sot nuk ndodh emërimi i ministrave të rinj por konstatohet dështimi i atyre që ishin para këtyre. Konstatohet dështimi i një politike që i konstatoi ata para tyre dhe këta sot. Sot konstatohet dështimi i kësaj politike që juve ju cakton këtë detyre. Këto institucione që udhëhiqeshin nga shqiptarët, në fakt ishin boshe, sepse asgjë nuk është bërë për shqiptarët. Këto vende edhe më tej do të vazhdojnë të jenë bosh sepse këto djem të ri nuk do të mund të bëjnë asgjë sepse tash futemi në fushatë parazgjedhore”, tha Imer Aliu, PDSH.

“LSDM nuk do ta përkrah zgjedhjen e këtyre ministrave pasi bëhet fjalë për pjesë të skenarit të bandave kriminele të cilat tashmë dhjet vite po udhëheqin vendin tonë dhe të cilat kanë për qëllim vetëm pasurimin personal dhe të partisë. Sot për pak do të ishim dëshmitarë të një skenari. Çfarë ju detyroi ta plotësoni listën, me njërin nga zëvendësit i cili me uniformën e ARM-së u përkul para përmendores së luftëtarëve të rënë të UÇK-së. Tash thoni jeni gati për reforma? Kishit një vit e gjysmë kohë për tu reformuar, ndërkohë që silleshit si diplomatë”, u shpreh Petre Shilegov, LSDM.

“Jo vetëm Bekim Maksuti por ka edhe ministra të tjerë të cilët kanë qenë në radhët e UÇK-së zoti Shilegov. Kanë qenë në radhët e saj edhe anëtar të përbërjeve tjera qeveritare dhe asgjë të keqe nuk ka parë ky vend nga ata që kanë qenë në radhët e UÇK-së. Ju e fajësoni BDI-në pse qëndroi në koalicion. Nëse keni dashtë kaos në Maqedoni, ne nuk e kemi dashtë një të tillë. E them këtë pasi që shqiptarët janë dënuar edhe në kohë të komunizmit pse i them këto fjalë? Mos kërkoni fajin te ne por kërkojeni te vetvetja. Shqiptarët e duan bashkëjetesën por duan korrektësi”, theksoi Rafis Aliti, BDI.

"Për fillim ta them qëndrimin e grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së me të cilin do ta përkrahim propozimin e kryeministrit për ministrat e ri në qeveri. Ne kemi bashkëpunim të qëndrueshëm me partnerin tonë të koalicionit, kemi pasur gjithmonë mirëkuptim por edhe dallime për çështje të caktuara, që është shumë normale", u shpreh Aleksandër Nikollovski, VMRO-DPMNE.

Ditë më parë BDI vendosi tërheqjen e ministrave të deritanishëm pa dhënë kurrfarë sqarimi, duke i z[zëvendësuar ata me emra kryekëput të rinj, me pothuajse aspak përvojë në politik.ALSAT M

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari