Ligji për gjuhën shqipe do të kthehet në Kuvendin e Maqedonisë më 29 janar. Sipas mediave vendase kjo datë është caktuar nga kryeparlamentari Talat Xhaferi së bashku me grupet parlamentare, ku kanë munguar deputetët e VRMO- DPMNE.

Ridiskutimi i ligjit në Parlament erdhi pasi Presidenti George Ivanov, refuzoi ta dekretonte ligjin, me arsyetimin se ku ligj cënonte karakterin unitary dhe Kushtetutën e vendit.

VMRO- ja ka kërkuar që të formohen grupe pune të përbëra nga përfaqësues të partive pralmetare, ku në to të përdhihen edhe ekspertë si dhe përfaqësues të kabinetit të presidentit e të Akademisë së Shkencave. Ky propozim i VMRO-së është kritikuar nga ekspertët të cilët janë shprehur se është një hap i vonuar pasi mundësia për të ndërhyrë në draft ka qenë deri në momentin që ligji ka qenë në procedurë parlamentare.

Ligji i shumëdebatuar mori dritën jeshile në Kuvend më 11 janar dhe gjashtë ditë më vonë presidenti maqedonas refuzoi ta dekretonte. Për kalimin e ligjit në kuvend janë të nevojeshme 61 vota. Ashtu si dhe radhën e parë, ligji pritet të kalohet në kuvend pa problem.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com