SHKUP - Lëvizja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) ka dorëzuar sot në Prokurori padi penale ndaj kryeministrit Nikolla Gruevski, nën dyshimin se ka publikuar “sekrete zyrtar”.
Sekretari i përgjithshëm i LSDM–së, partisë opozitare në Maqedoni, Oliver Spasovski, tha se kjo padi ka si shkas publikimin e video-incizimeve mes liderit të LSDM-së dhe kryeministrit, të bëra në kabinetin e këtij të fundit, megjithëse dje vetë kryeministri Gruevski pranoi se Zaev ka qenë nën masa të veçanta hetimore.
“LDSM-ja sot dorëzoi padi penale ndaj Nikolla Gruevskit, nën dyshimin se ka kryer vepër penale “publikim të sekretit zyrtar”, duke u bazuar në fjalimin e tij të djeshëm në konferencë. Ai dje nxori disa argumente se Zoran Zaev ka qenë i ndjekur nën masa të veçanta hetimore dhe po ato materiale u publikuan në media, prandaj edhe ngritëm këtë padi. Padi kemi ngritur edhe ndaj personave të panjohur nga MPB-ja, gjykata dhe prokuroria, që kanë pasur kontakt direkt me materialet që u publikuan, që në fakt edhe ata llogariten fajtorë për publikim të një sekreti zyrtar” deklaroi sekretari i LSDM-së Oliver Spasovski.
Edhe pse LSDM-ja nuk beson që rasti do të marrë ndonjëherë vendimin e drejtë të sistemit të drejtësisë, Spasovski thotë se LSDM-ja me këtë akt tregon se respekton institucionin e Prokurorisë. Sipas tij, në Maqedoni sistemi ligjor është i shkatërruar dhe kjo është dëshmuar tashmë me bisedat e publikuara, që treguan se institucionet nuk duhen besuar, pasi ato kontrollohen në mënyrë direkte nga partia në pushtet.
Prej ditësh tashmë LSDM po publikon “bombat” që janë regjistrime telefonike që kanë në qendër Kryeministrin Nikola Gruevski dhe qeverinë e tij, dhe sipas të cilit shefi i qeverisë maqedonase ka përgjuar krerët më të lartë të shtetit, dhe madje edhe gazetarët.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com