Maqedoni, maqedonasit vdesin
më shumë se shqiptarët

Maqedoni, maqedonasit vdesin<br />më shumë se shqiptarët
SHKUP - Vitin e kaluar, numri i maqedonasve etnikë është zvogëluar çdo ditë me tetë njerëz, gjë që është rezultat i numrit shumë më të madh të vdekjeve se sa lindjeve në këtë grup etnik të popullsisë në Maqedoni. Kësisoj, vitin e kaluar numri i maqedonasve ka rënë me 2.828 vetë, numër ky që përbën diferencën midis lindjeve dhe vdekjeve. Maqedonasit gjithashtu përbëjnë edhe numrin më të madh në strukturën e qytetarëve të vdekur.

Vitin e kaluar kanë vdekur 14.823 njerëz me përkatësi maqedonase, që do të thotë 73.6 për qind e numrit të përgjithshëm të vdekjeve. Nga ana tjetër, numri i vdekjeve të shqiptarëve në total llogaritet me 16.9 për qind (3.416 vetë), romët me 2.6 për qind, ndërsa turqit - 2.4 për qind. Me një përllogaritje të thjeshtë shqiptarët vdesin afërsisht 5 herë më pak.

Nga ana tjetër, sipas të dhënave të vitit të kaluar, numri i të sapolindurve maqedonas llogaritet 50.9 për qind (11.995 vetë), ndërsa numri i shqiptarëve etnikë me 34.1 për qind, ose 8.035 vetë. Njëkohësisht, edhe në komunitetin rom janë regjistruar më shumë lindje se sa funerale, pasi gjatë vitit të kaluar numri i tyre u rrit me 1,019 njerëz, pasi janë shënuar 1.552 lindje dhe 533 vdekje nga ky komunitet.

Përpos tkurrjes së numrit të maqedonasve, e njëjta gjë është duke ndodhur edhe me serbët e Maqedonisë dhe me vllehët, raporton Dnevniku. Sipas regjistrimit të vitit 2002, në total maqedonasit janë llogaritur të jenë 64.2 për qind, shqiptarët 25.2 %, turqit 3.9%, romët 2.7 %, serbët 1.8 %, boshnjakët 0.8% dhe vllehët 0.5 %.

Ekspertët e demografisë sugjerojnë se këto tendenca janë të pritshme duke pasur parasysh faktin se në komunitetin maqedonas në vite kemi parë një normë më të ulët të lindjeve.
“Kjo është vetëm njëra anë e pasojave. E dyta është fakti se, maqedonasit janë duke u bërë populli më i moshuar. D.m.th dallimi i gjeneratave të vjetra është duke u bërë më i zakonshëm. Prandaj, në mes të maqedonasve ekziston një numër më i konsiderueshëm i vdekjeve se sa i lindjeve, shpjegon demografi Donço Gerasimovski.

Në Maqedoni aktualisht mungojnë dhe nuk prezantohen statistikat se çfarë moshe kanë përfaqësuesit e secilit komunitet. Të dhëna të tilla mund të japë vetëm regjistrimi i popullsisë, gjë që mbetet mjaft e paqartë, nëse do të zbatohet plotësisht dhe kur.
 
Por të dhënat për lindjet dhe vdekjet janë mjaft treguese. Posaçërisht ato të dhëna, të cilat tregojnë rajonet dhe komunat, që kanë më të lartë shkallën e mortalitetit se sa atë të natalitetit. 
Numri më i lartë i vdekjeve është shënuar në Manastir - 1262, Kumanovë - 1.048, Prilep - 897, Tetovë - 695, Karposh 672. Ndërsa, numri më i madh i lindjeve është shënuar në Kumanovë - 1.307, Tetovë 1.133, Cair – 1.067, e ndjekur nga Gazi Baba, Manastiri, Prilepi, Struga, Studeniçani, Saraji, shpjegon Gerasimovski.

Marrë nga Almakos-Alb Time

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin