SHKUP, 4 korrik /ATSH-MIA/ - Mijëra qytetarë u mblodhën sot para qendrës tregtare "Çairçanja", për të protestuar kundër dënimit me burgim të përjetshëm të gjashtë shqiptarëve, të akuzuar për vrasjen e pesë maqedonasve dy vjet më parë.
Protesta, që filloi në mesditë kundër vendimit të shpallur në rastin "Monstra" doli jashtë kontrollit duke shkaktuar kaos në rrugët e Shkupit. Protestuesit sulmuan me gurë ndërtesën e Gjykatës së Shkupit, si revoltë kundër vendimit për gjashtë të akuzuarit shqiptarë.
Sipas njoftimeve, forcat e policisë kanë përdorur gaz lotsjellës, bomba paralizuese dhe topa uji për shpërndarjen e protestuesve. Ndërkohë, policia ka arrestuar dhjetëra persona. Nuk ka ende informacione zyrtare për numrin e të lënduarve.
Kjo protestë u organizua në shenjë kundërshtimi ndaj dënimit me burgim të përjetshëm të gjashtë personave të akuzuar për vrasjen e pesë të rinjve maqedonas në afërsi të liqenit të Smillkovës në Shkup më 12 prill të vitit 2012.
Dy nga të akuzuarit, Halil Demiri dhe Afrim Islailoviç u dënuan në mungesë, pasi ndodhen në praburgim në Kosovë./ /ec/
/Shqiptarja.com