Maqedoni, MPB: Ryshfete dhe
kërcënime me armë ndaj votuesve

Maqedoni, MPB: Ryshfete dhe<br />kërcënime me armë ndaj votuesve
Procesi i votimit në Maqedoni është shoqëruar me disa incidente.

Sipas njoftimit Ministrisë së Brendshme qendrat e votimit në Topansko Pole në Çair, Vollkovë edhe në afërsi të shkollës “Dituria” në Saraj të Shkupit janë identifikuar disa persona që kanë dhënë ryshfet qytetarëve në këmbim të votës së tyre.

Ndërkohë Ministria e Brendshme bën me dije se disa qytetarë kanë denoncuar një rast ku 4 persona, mes tyre dhe dy shtetas nga Kosova i kanë kërcënuar që shkojnë në votime si dhe u kanë treguar se për kë parti duhet të votojnë.

Sipas denoncuesve një prej personave u ka drejtuar tyre dhe pistoletën.

Nga ana tjetër në Shuto Orizarë, disa persona në makinën e tipit “Polo” me anë të altoparlantëve kanë bërë fushatë për të votuar për një kandidat. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Keni kollë gjatë natës? Ja si ta kuptoni nëse është ftohje apo alergji

Keni kollë gjatë natës? Ja si ta kuptoni nëse është ftohje apo alergji