Maqedoni, Gruevski në orët e fundit
për formimin e qeverisë së re

Maqedoni, Gruevski në orët e fundit<br />për formimin e qeverisë së re
Mbaron sot afati për formimin e qeverisë së re nga Nikolla Gruevski i VMRO-së. 

Partia e tij fitoi 51 mandate gjatë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Maqedoni më 11 dhjetor dhe presidenti i dorëzoi Gruevskit mandatin për formimin e qeverisë së re, afati i së cilës skadon sot në mesnatë. 

Ndërkohë, deri më tani Nikolla Gruevski ka realizuar vetëm një takim me kandidatin potencial për Qeverinë e re, Ali Ahmetin.BDI-ja tashmë për dy ditë me rradhë ka zhvilluar takime brenda partiake,por akoma nuk kanë arritur të nxjerrin një vendim përfundimtar. 

Negociatat të shtunën kanë nisur edhe në partinë e Zoran Zaev, njeriut të dytë që mund të marrë mandatin pas Nikolla Gruevskit, i cili shihet më i papërshtatshëm për shkak se kërkesa kryesore e shqiptarëve është gjuha shqipe gjuhë zyrtarë në tërë Maqedoninë. 

Nëse Gruevski nuk arrin të formojë qeverinë e re, sipas Kushtetutës së Maqedonisë, presidenti duhet t'ia dorëzojë mandatin partisë së dytë fiteuse në zgjedhjet e dhjetorit e dyta parti është ajo e LSDM e Zoran Zaev.
 
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje