Maqedoni, Mexhiti për Report Tv:
Mes të arrestuarve zyrtarë të lartë

Maqedoni, Mexhiti për Report Tv:<br />Mes të arrestuarve zyrtarë të lartë
Mes të arrestuarve për dhunën e ushtruar në parlamentin maqedonas ditën e enjte janë disa funksionarë të lartë.
 
Kështu është shprehur gazetari Zekrija Mexhiti gjatë një lidhje telefonike për Report Tv.
 
Mexhiti tha se mes 15 urdhër arresteve, 6 persona janë arrestuar mes tyre një funksionar nga Drejtoria për inspektimin për sigurim dhe zbulim por edhe zyrtarë të tjerë.
 
"Nga 15 urdhër arreste të lëshuara nga Prokuroria,  6 janë arrestuar nga Policia. I arrestuar është dhe një funksionar nga Drejtoria për inspektimin për sigurim dhe zbulim por dhe funksionar të tjerë. LSDM ka njoftuar se do të dalë me foto të zyrtarëve që kanë marrë pjesë në protestën e dhunshme”, tha për Report Tv gazetari Zekrija Mexhiti.
 
Gjithashtu, ai u shpreh se lëshimi i këtyre urdhër arresteve ka sjellë një formë sigurie në vend.

Në Maqedoni ka mbërritur Zëvendës-Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit Hoyt Brian Yee ku pritet të takohet me drejtuesit e partive kryesore politike: Nikolla Gruevskin, Zoran Zaevin, Ali Ahmetin Bilall Kasamin Vesel Memetin në vend të Ziadin Selës, i cili vazhdon të trajtohet në spital nga lëndimet e sulmeve të së enjtes në parlament.
 
Parlamenti Maqedonas u kthue në një “arenë lufte” dhe shkak për këtë u bë ardhja në krye të Kuvendit të një shqiptari Talat Xhaferi mbrëmjen e 27 prillit.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)




 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Makina me turistë bie në kanalin e Butrintit, dy persona të plagosur! Njëri prej tyre në gjendje kritike

Makina me turistë bie në kanalin e Butrintit, dy persona të plagosur! Njëri prej tyre në gjendje kritike