Maqedoni, opozita organizon
protesta në të gjithë vendin

Maqedoni, opozita organizon <br />protesta në të gjithë vendin
SHKUP- Partia LSDM, aktualisht më e madhja në opozitën maqedonase, e drejtuar nga Branko Cervenkovski, ka nisur të organizojë protesta masive nga qyteti i Strumicës. Më tej nga Cervenkovski është bërë e ditur që këto protesta do të vazhdojnë të përshkallëzohën në ditët në vijim në të gjithë Maqedoninë. Gjithashu Branko Cërvenkovski, bëri të ditur se protestat kanë si qëllim që t’i japin fund krizës së thellë në Maqedoni, si dhe gjendjes së mjerueshme të popullatës pas bllokimit të vazhdueshëm të vendit në procesin e integrimeve. Ofertës së LSDM-së për një front opozitar i janë përgjigjur vetëm disa parti më të vogla maqedonase, ndërsa Partia Demokratike Shqiptare ka theksuar se mund të jetë pjesë e cilitdo qoftë bllok maqedonas, që do të mbështesë paraprakisht ofertën e kësaj partie për një marrëveshje të re politike. Ndërkohë, në kampin politik shqiptar është paralajmëruar formimi i frontit të tretë të partive më të vogla shqiptare, të udhëhequra nga RDK-ja e drejtuar nga Rufi Osmani, e cila në Parlament është e përfaqësuar me dy deputetë.
(s.ç/ shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Iu gjet 16 kg kokainë në makinë, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali

Iu gjet 16 kg kokainë në makinë, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali