Maqedoni, përfundon protesta
kundër vendimit të presidentit

Maqedoni, përfundon protesta<br />kundër vendimit të presidentit
Protestuesit, të cilët protestuan dje para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Shkup edhe sot protestën e nisën nga i njëjti destinacion, rreth orës 18.30, raportojnë mediat maqedonase.

Protesta vjen pas vendimit të presidentit maqedonas George Ivanov, për të amnistuar politikanët që janë nën hetime. Pas vendimit të Ivanov, janë shtuar zërat që kërkojnë dorëheqjen e tij.

Më pas, protesta vazhdoi para selisë së re të VMRO-DPMNE-së, që drejtohet nga Nikola Gruevski, ku protestuesit tentuan edhe të hyjnë, por nuk u lejuan nga forca të shumta policore që ruanin hyrjen e selisë përkatëse. Më tej, protesta vazhdoi para stacionit policor "Qendër".

Pasi nuk arritën të hyjnë në selinë e VMRO-së, numri i madh i protestuesve u nis drejt godinës së Qeverisë. Menjëherë, pas pozicionimit të protestuesve para godinës së qeverisë, forca të shumta policore bllokuan rrugët. Protestuesit kanë gjuajtur drejt objektit “Republika” e cila gjendet përballë Qeverisë.

Protesta mbaroi rreth orës 21.40, raporton ALSAT. Ndërkohë, edhe gjatë ditës së nesërme priten protesta.

maqedoni protesta

maqedoni protesta

maqedoni protesta

maqedoni protesta

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari.

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari.