Kuvendi i Maqedonisë nis sot debatin për miratimin e kabinetit të ri i cili është hapi final për qeverinë e re, pas disa muajsh krizë politike.
I mandatuari për formimin e Qeverisë së re të Maqedonisë, socialdemokrati Zoran Zaev, tashmë i ka dërguar emrat e 26 anëtarëve të kabinetit të tij në Kuvend. Kjo listë e emrave përbëhet nga anëtarët e partisë së tij dhe të dy partive shqiptare të cilët kanë marrë 6 ministra.
Ky koalicion, do të ketë gjithsej 62 deputetë,prej 120 vendeve në total.
Prej janarit të vitit 2016, Maqedonia është udhëhequr nga një qeveri teknike.
Kur Zaev të konfirmohet kryeministër, kjo do ta shënoj përfundimin e periudhës së qeverisjes 11 vjeçare të partisë nacionalsite, VMRO-DPMNE.
Zaev prezantoi para deputetevë programin qeveritar ndërsa Parlamenti drejtohet nga Talat Xhaferi i cili e nisi séancën në gjuhën shqipe, por shtoi se deri në miratimin e ndryshimeve të ligjit seancat do t'i udhëheq në gjuhën maqedonase.
Zaev ndër të tjera tha se reforma më madhe do të jetë ajo në procesin gjyqsor dhe se republika e Maqedonisë do të jetë shtet i të gjithëve.
Pas përfundimit të fjalës ai mori duartrokitjet e deputeve krahas atyre të VMRO-DPMNE-së.
Duke patur parasysh incidentet e fundit ne parlamentin e vendit më shumë se 1000 forca rrethuan godinën e Kuvendit.
Parlamenti ka afat deri ditën e nesërme në mbrëmje për të votuar qeverinë e re.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com