ZEBERNJAK- Partia VMRO, e ish-kryeministrit të Maqedonisë, Ljupco Georgioevski, i ka sugjeruar Qeverisë së vendit që, në vend të festimit të jubileut në Zebërnjak, të angazhohet në zbardhjen e varrezave të viktimave të shkaktuara nga ushtria serbe.
Sipas agjencisë së lajmeve “INA”, VMRO ka përshëndetur ndërtimin e memorialit gjigand në fshatin Zajaz, kushtuar shqiptarëve të vrarë nga ushtria serbe, në vitin 1913.
“VMRO- Popullore përshëndet ndërtimin e kompleksit memorial në Zajaz, kushtuar shqiptarëve të vrarë në vitin 1913, lokalitet në të cilin, vend qendror do të zërë monumenti i bronztë, i quajtur “Nënë Shqipëri”.
Në VMRO, shprehen të habitur me faktin që qeveria dhe institucionet e tjera relevante në Maqedoni ende nuk kanë bërë asgjë për sqarimin e ngjarjeve të luftërave ballkanike dhe të Luftës së Parë Botërore, "ku maskohet roli i vërtetë i ushtrisë serbe kundër tërë popullatës së Republikës së Maqedonisë, e cila luftoi kundër pushtuesit serb".
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com