Maqedoni, presidenti fali politikanet
Ndërkombetarët : Të rishqyrtohet 

Maqedoni, presidenti fali politikanet<br />Ndërkombetarët : Të rishqyrtohet 
Mijëra qytetarë kanë protestuar sërish para zyrës së presidentit maqedonas Gjorgj Ivanov, kundër vendimit  të tij për të falur të gjithë politikanët e akuzuar për manipulime zgjedhore dhe vepra të tjera penale si shkatërrim i aparaturave me të cilat janë kryer përgjime, pedofili, keqpërdorime financiare dhe shpërdorime tjera të detyrës zyrtare.

Demonstruesit kanë hedhur gurë, vezë dhe Molotov në drejtim të zyrës së presidentit, ndërsa janë përleshur edhe me policinë .

Qytetarët e revoltuar kanë thënë se nuk do të lejojnë të falen kriminelët që shkatërruan demokracinë në Maqedoni. Ata kanë kërkuar dorëheqjen e Ivanovit dhe kanë djegur fotografinë e tij. 
 
Edhe komuniteti ndërkombëtar është shprehur i shqetësuar nga vendimi i kreut te shtetit . Departamenti amerikan  i  Shtetit  se fundmi i ka bërë thirrje Ivanov të shqyrtoj edhe një herë vendimin pasi  në këtë mënyrë Maqedonia shmanget nga rruga e integrimeve euroatlantike.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari.

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari.