Maqedoni, presidenti Ivanov jep
mandatin për formimin e qeverisë

Maqedoni, presidenti Ivanov jep<br />mandatin për formimin e qeverisë
Presidenti i Maqedonisë, Gjeorge Ivanov, pritet të ndajë sot mandatin kandidatit të partisë për formimin e qeverisë së re për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u mbajtën më 11 dhjetor të vitit të kaluar.

Përbërja e nëntë parlamentare e Maqedonisë, e cila ka 120 të zgjedhur të popullit, u konstatua më 30 dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa më shumë deputetë ka koalicioni i kryesuar nga VMRO-DPMNE e Nikolla Greuvskit me  51 deputetë.
 
Gruevski pritet të nisi më tej bisedimet me partitë partnere për të bashkëqeverisur. Për të arritur synimin e tij Gruevski ka kohë deri më 29 janar. Në të kaluarën partnere e tij ka qenë partia e shqiptarëve BDI, e cila aktualisht ka 10 deputetë, numri i nevojshëm për të krijuar qeverinë.

Koalicioni i kryesuar nga LSDM ka 49 deputetë, BDI 10, Besa 5, Aleanca për shqiptarët 3 dhe PDSH 2. Ndërkohë, BDI, Besa dhe Aleanca për shqiptarët, më 7 janar  publikuan platformën e përbashkët e cila do të jetë bazë në negociatat për krijimin e qeverisë së re. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf