Maqedoni, Presidenti Ivanov tërheq
të gjitha faljet e vendimit të 12 prillit 

Maqedoni, Presidenti Ivanov tërheq<br />të gjitha faljet e vendimit të 12 prillit 
Pas vendimit te 12 prillit Kreu i shtetit ka tërhequr faljet e mbetura nga ky vendim. Pas tërheqjes së fjalëve për 22 politikanë para një jave, sot Ivanovi ka terhequr edhe faljet për 33 të tjerë.

Në një komunikatë për shtyp Kreu i shtetit u shpreh se, ‘’në bazë të ligjit, të gjithë personat e mbetur kishin mundësi të kërkonin anulimin e vendimit për falje. Përkundër paralajmërimeve deklarative të një pjesë të tyre, deri tani asnjë nga ata nuk dorëzoi kërkesë për anulimin e vendimit për falje. Këto 10 ditë ishim dëshmitarë të interpretimeve të ndryshmë të këtij vendimi, në skennën politike të polarizuar, si edhe përpjekjeve për fitimin e pikëve politike mbi këtë vendim, i cili sikurse atëherë edhe tani, jam i bindur se do të kontribuojë për pajtim kombëtar dhe të ofrojë dalje nga kriza politike e Maqedonisë. Prandaj, sot mora vendimin të anuloja edhe vendimet e mbetura për falje, të marra më 12 prill’’.

Sipas komunikatës për shtyp, Ivanonv thekson se ‘’ndryshe nga 12 prilli, sot kemi një realitet të ri në Maqedoni, në kushte të kërcënimeve të jashmte dhe rreziqeve të sigurisë, por vendi ka institucione të cilat mund t’i bëjnë ballë edhe këtyre sfidave’’. 


Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

SHBA-ja rikthen shitjen e armëve në Arabinë Saudite, përmbyset politika tre-vjeçare e presionit

SHBA-ja rikthen shitjen e armëve në Arabinë Saudite, përmbyset politika tre-vjeçare e presionit