Dhjetëra aktivistë të ‘Për Maqedoni të përbashkët”, kanë protestuar edhe sot para qeverisë. 
 
Protestuesit kundërshtuan deklaratën e përbashkët shqiptare dhe koalicionin e mundshëm qeverisës mes LSDM-së dhe partive shqiptare.
 
Ndërkohë që sot, komisioneri Hahn bëri thirrje për formimin sa më parë të qeverisë se re, por Presidenti Ivanov nuk i jep mandatin Zaev për shkak se kundërshton gjuhën shqipe.


dy.b/shqiptarja.com