Maqedoni,Rama takon Zaev,së
shpejti mbledhje mes dy qeverive

Maqedoni,Rama takon Zaev,së<br />shpejti mbledhje mes dy qeverive<br>
Kryeministri Edi  Rama ndodhet në Shkup për një vizitë pune dhe do të marrë pjesë në Samitin rajonal “100 liderë në biznes nga Europa Juglindore – Ndërlidhja” me fokus biznesin dhe ndërveprimin ekonomik mes vendeve.
 
Në kuadër të këtij samiti, Kryeministri Rama u prit nga Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev. Në qendër të bisedës ishin marrëdhëniet dypalëshe dhe intensifikimi i shkëmbimeve tregtare.

Për t’i dhënë nxitje këtij bashkëpunimi dhe lehtësuar ndërveprimin ekonomik mes vendeve, dy kryeministrat u dakordësuan për mbajtjen në muajt e ardhshëm të mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive shqiptare dhe maqedonase.

Ministritë e Jashtme të të dy vendeve do të përgatisin axhenden e mbledhjes, si dhe do të përcaktojnë kohën e mbajtjes së mbledhjes të dy qeverive. Liderë nga Ballkani Perëndimor, përfaqësues nga fusha e biznesit nga Europa Juglindore dhe përfaqësues nga Bashkimi Europian do jenë pjesë e Samitit.​

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Dhërmi/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë pronari i hotelit, 2 punonjësit në gjendje të rëndë

Dhërmi/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë pronari i hotelit, 2 punonjësit në gjendje të rëndë