Maqedoni, revoltohen
ish-të burgosurit padisin qeverinë

Maqedoni, revoltohen <br />ish-të burgosurit padisin qeverinë
SHKUP- Shoqata e ish-të Burgosurve dhe të Persekuturave Politikë Shqiptarë në Maqedoni ka vendosur të padisë qeverinë maqedonase për shkak të statusit të tyre që ende nuk është zgjidhur. Kjo shoqatë ka bërë të ditur se ky është një vendim i prerë nga ana e tyre dhe se do të vihen në lëvizje jo më vonë se në javën e ardhëshme. Kryetari i kësaj shoqate, Shpëtim Pollozhani, thekson se shqiptarët e Maqedonisë, të cilët ishin viktimë e sistemit të kaluar, ende mbeten pa njohjen e plotë të statusit të të burgosurve dhe të të përndjekurve politikë, si pasojë e angazhimit të pamjaftueshëm të partive politike shqiptare të Maqedonisë. Ai ka theksuar: “Propozim-ligji ynë për zgjidhjen e statusit të ish të burgosurve politikë, është dorëzuar nga shoqata jonë që nga viti 2005 në Parlament. Ne shfrytëzojmë një të drejtë qytetare dhe për realizimin e kësaj të drejte, do të shkojmë me ngritjen e padive private”. Më tej ai ka shtuar se, paditë private do t`i dorëzojnë pranë gjyqeve civile dhe dorëzimin e padive do ta përmbyllin me një protestë në qendër të Shkupit. Më tej ai ka sqaruar se, kundrejt zhdëmtimit, problem shumë të madh paraqet mbetja në fuqi e vendimeve të shqiptuara gjyqësore në kohën e ish-regjimit, duke zbatuar direktivat e pushtetit të kaluar, që tani organet gjyqësore nuk i shfuqizojnë, respektivisht nuk i shpallin si vendime pa vlerë juridike. Padi private do të ngrenë edhe familjarët e ish të burgosurve politikë, që tashmë nuk janë në mesin e të gjallëve. Ndërkohë që partia shqiptare në Maqedoni që aktualisht ndodhet në në pushtet, BDI, konsideron se zgjidhja e kësaj çështjeje është e përfshirë në kuadër të Ligjit për lustrim, që është në procedurë parlamentare. Por, me zgjidhjet që parashihen në ligjin e propozuar, nuk pajtohet Shoqata e ish të Burgosurve Politikë. Shoqata ka gjetur mbështetje të fuqishme nga ana e organizatave joqeveritare, ajo e Historianëve Shqiptarë, si dhe nga intelektualë të pavarur.
(s.ç/ shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë